Ju lutem zgjidhni mënyrën e identifikimit:


  • Identifikimi i punonjësve qeveritarë (GOV)
    Identifikimi bëhet nëpërmjet të njëjtave kredenciale: emër.mbiemër dhe fjalëkalim, që përdoren për aksesimin në hapësirën e kompjuterit dhe email-it (gov.al) të institucionit qeveritar ku ju punoni. Kjo mënyrë identifikimi ju lejohet të gjithë punonjësve të Kryeministrisë, Ministrive të Linjës dhe Institucioneve të varësisë, të cilat janë të përshira në domain-in "gov.al" në Active Directory-në, e cila administrohet nga AKSHI.
  • Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim
    Identifikimi i qytetarëve me fjalëkalim

    Identifikimi bëhet nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit. Çdo qytetar mund të regjistrohet në portalin qeveritar e-albania, të krijojë një llogari dhe të përfitojë shërbimet elektronike të ofruara.

    Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: Regjistrimi i Shtetasve të Huaj

    Identifikimi i bizneseve me fjalëkalim

    Identifikimi bëhet nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit. Për çdo individ që zotëron apo administron një biznes, e-albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit. Pasi të keni bërë regjistrimin si individ dhe të jeni loguar në portalin e-albania, në “Hapësira ime” ju mund të regjistroni biznesin tuaj, për tu loguar më pas nëpërmjet NUIS dhe Fjalëkalimit.

    *Kujdes, për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni loguar në portalin e-albania si qytetar me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.

  • Identifikimi i punonjësve qeveritarë me certifikatë
    Identifikimi bëhet nëpërmjet usb token, në të cilën është instaluar çelësi publik dhe certifikata elektronike për administratën publike, e lëshuar nga AKSHI për punonjësit qeveritarë. Ky shërbim kërkon browser Internet Explorer. Ndiqni hapat e detajuara sipas manualit duke klikuar linkun e mëposhtëm :Manuali i login me certifikatë
  • Identifikimi i qytetarëve me lexues karte identiteti
    Identifikimi bëhet nëpërmjet kartës së identitetit dhe lexuesit të kartës. Për të përdorur shërbimet elektronike nëpërmjet kësaj mënyre identifikimi, zotëruesi i kartës së identitetit nëse nuk e ka aktvizuar atë duhet ta aktivizojë pranë Zyrave të Shërbimit Aleat (GJC). Për më tepër informacion mbi aktivizimin e kartës së identitetit dhe lexuesve të kartës vizitoni: ALEAT Aktivizim Karte
  • ONE STOP SHOP për nënpunësit qeveritarë
    Identifikimi bëhet nëpërmjet kredencialeve emër.mbiemër dhe fjalëkalim, të cilat përdoren për aksesimin në hapësirën e kompjuterit dhe email-it (gov.al) të institucionit qeveritar ku ju punoni. Në këtë modul do të kenë akses punonjësit publikë të autorizuar për ofrimin e shërbimeve online. Në rastin e kërkesës së qytetarit për shërbim elektronik, punonjësi publik i autorizuar nëpërmjet këtij moduli do të kërkojë realizimin e shërbimit elektronik për llogari të qytetarit/biznesit nga portali qeveritar e-albania.