Identifikimi i qytetarëve me fjalëkalim
Identifikimi bëhet nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit. Çdo qytetar mund të regjistrohet në portalin qeveritar e-albania, të krijojë një llogari dhe të përfitojë shërbimet elektronike të ofruara.
Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: Regjistrimi i Shtetasve të Huaj

Identifikimi i bizneseve me fjalëkalim
Identifikimi bëhet nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit. Për çdo individ që zotëron apo administron një biznes, e-albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit. Pasi të keni bërë regjistrimin si individ dhe të jeni loguar në portalin e-albania, në “Hapësira ime” ju mund të regjistroni biznesin tuaj, për tu loguar më pas nëpërmjet NUIS dhe Fjalëkalimit.
*Kujdes, për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni loguar në portalin e-albania si qytetar me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.